ISBN-13: 9781501072413 / Albański / Miękka / 2014 / 178 str.
ISBN-13: 9781501072413 / Albański / Miękka / 2014 / 178 str.
Kur mesojme se Omar Khajami ka rrojtur ne zemer te Asise dhe ka vdekur tete qint vjet me pare, eshte nje lajthim te besohet qe Rubairat kane mbire ne token persane si per cudi. Perkunder, jane produkti natyral i kohes dhe i vendit te tyre, te cilat ishin mjaft pellore per te lindur te ketija lule te rralla. Qe ne shekullin e nente gjer ne shekullin e gjashte- mbedhjete pas Krishtit, Persia ka patur nje Perlindje kullture, diturie dhe letretyre, qe produktoi nje tufe mejtimtaresh, shkencetaresh dhe poetesh te medhenj si Firdusi, Avicenna (Ibn-i-Sina), Omar Khajami, Attari, Nizami Arusi, Saadi, Rumi, Hafiz Shirazi, Xhami dhe Hatifi. Nga kjo Perlindje e shkelqyer, qe buron drejtperdrejt nga qyteteria grekoromane, lindi Pelindja arabe, e cila me anen e Spanjes influencoi Evropen medievale dhe gatiti Perlindjen e madhe italiane, nenen e qyteterise moderne. Ketu duhet permendur qe Averrosi (Ibn-i-Rushd), fillosofi arab, librat e te cilit kane qene per evropianet e Kohes Mesme pothua i vetemi burim informatash per kullturen greke, ishte dishepulli i nje Shkolle dijetaresh persane te Bagdadit. Si ne cdo periude qyteterie te larte, ashtu dhe ne kohen e Perlindjes persane ka patur nje lufte te gjate midis Lirise Mejtimit dhe dogmatizmes fetare. Ne shekujt perpara lindjes se Omar Khajamit, Persia ishte bere sheshi i konfliktit midis feve te ndryshme, si Paganizma greko-romane, Zardu- shtizma e Mithraizma persane, Brahmanizma e Budizma hinduishte, dhe Judaizma, Kristianizma e Islamizma semitike."