ISBN-13: 9781548219451 / Albański / Miękka / 2017 / 334 str.
E dini ju, qe shkenca gjate viteve te fundit, pas shume perpjekjesh, arriti te provoje, qe njeriu nepermjet mendimeve te tij mund te ndryshoje kodin e tij gjenetik dhe ate te njerezve te tjere, deri ne aktivizimin e gjenit te vdekjes? Kur ne Kenian e viteve 50-te lufta Mau-Mau pothuajse kishte perfunduar, fati lidhi bashke Kanoron, djalin e nje fshatari kenian, dhe Makenen, nje vajze jetime. Sebashku ata kerkuan lumturine e madhe, "te jetonin njesoj si zoterinjte e bardhe feudal." Triumfi dhe pasuria e pabesueshme e tyre arriti fundin mjeran, kur ai i mberthyer nga kriza e moshes mesatare bie ne dashuri me Miss Kenia. Fillon nje lufte si ne filmat amerikan, me te gjitha mjetet, deri te ritualet vdekjendjellese dhe magjine e zeze. Kur femijet e Makenes fillojne te vdesin njeri pas tjetrit, fillimisht askush nuk beson ne veprimin vdekjeprures se nemeve te vjetra afrikane. Por hap pas hapi shfaqen provat e para shkencore, te cilat trondisin te gjitha perfytyrimet e dritanishme. Kur Kanoro dalloi, se cfare kishte ndrequr, ishte shume vone. "Zot, mizerja eshte e madhe Ata qe une thirra, shpirterat, nuk po me ndahen." J.W.v. Goethe - Nxenesi magjik Ne kete triller autori, perpara sfondit historik te clirimit te Kenias nga fuqia kolonialiste britanike, bashkon ritualet e nemeve shekullore te sharmaneve te zinj me zbulimet shkencore me moderne mbi epigjenetiken (gjithcka lidhur me gjenet). Cka ne fillim tingellon e pabesueshme, behet hap pas hapi nje e vertete mbytese.