ISBN-13: 9780692280997 / Albański / Miękka / 2014 / 122 str.
Ali Asllani, ky poet i dyanshm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i levduar aq dhe i percmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tille njihet ky njeri sot ne Shqiperi. Normalisht, sic na shkon pershtat ne shqiptareve te jemi te ndare ne dy a me shume grupe, edhe ne kete rast jemi kesisoj. Grupi i pare e vlereson poetin lab me fjalet me te zgjedhura dhe e ngre ate ne piedestalin e idealizimit duke e keqyrur ate me admirim nga poshte. Te tjeret e hedhin ate ne udhen e percmimit ku mund ta shkele me kembe cdokush qe e mendon te arsyeshme nje gje te tille. Nje figure qe rron e gjalle dhe e fresket ne mendjet e atyre qe e njohin, por qe kalbet e ngordhur dhe ererende ne mendjen e atyre qe nuk e njohin. Per te argumentuar kete shpresoj te mjaftojne fjalet qe do te citohen me poshte. "Ky qenka nje Naim i Laberise e me tej "1 Keshtu mendoi Lefter Cipa kur lexoi per here te pare poezite e tij. Nje vleresim qe nuk e merr cdokush. Te bejne te meditosh keto fjale dhe te bejne te te vije turp qe e njeh kaq pak kete gjeni te letrave shqipe. Ka shume poete Shqiperia por jo te gjithe jane njesoj. Ca jane medioker, ca te mire e ca te paharrueshem. Duket se nje nga te tretet eshte edhe Ali Asllani."