AI DHE AJO Ai mori tollumbacen e lehte te fitores, e fryu sa mundi dhe shkoi per ta festuar diku gjetke. Ajo mbeti mes hijeve te humbjes, si midis coperave te thyera, te nje ene qe te bie nga dora. Rrinte e shikonte pike e vrer: e plota e cmuar, qe kthyer ne copeza pavlere. Secila me e rende se vete ena. Nuk i beri asnje qortim vetes, si mesuesja nxeneses per pakujdesi. Shijoi vetem kenaqesine e heshtjes. Kohes se parathyerjes, ia mblodhi copezat e kujtimeve cep me cep, i futi ne diellin e arte te shpirtit dhe shkoi ne pune te vet. 2013
AI DHE AJO Ai mori tollumbacen e lehte te fitores, e fryu sa mundi dhe shkoi per ta festuar diku gjetke. Ajo mbeti mes hijeve te humbjes, si midis cop...