ISBN-13: 9781499292992 / Albański / Miękka / 2014 / 498 str.
Numrit te madh te botimeve te akademikut Anastas Angjelit (ne forme tekstesh universitare, botimesh monografike dhe artikujve te ndryshem) i shtohet tani dhe nje punim tjeter i rendesishem qe i dedikohet problemit me aktual te epokes sone, per shkencen, politiken ekonomike dhe per praktiken e cdo vendi. Eshte fjala per punimin "NE ETHET E KRIZES" (Kriza globale e Eurozones dhe Shqiperia) e ndare ne tre kapituj me paragrafet perkates). Veshtire te gjesh sot ne literaturen shkencore, ne ate politike dhe ne praktiken ekonomike, nje problem kaq te diskutueshem dhe preokupues se ajo e perballimit te krizes ekonomike qe ka mberthyer ekonomine e shume vendeve dhe vecanerisht vendet e BE-se me flamurtare Greqine te ndjekur dhe nga disa vende te tjera si Portugalia, Spanja, Italia etj. Dukuria e krizave ekonomike ka preokupuar shkencen dhe politiken ekonomike gjate gjithe ketyre dy shekujve te fundit, por pas perballimit te krizes se madhe te viteve 1929-1932 pas perhapjes te politikave kejnsianiste interesi per te ishte pakesuar. Pa mohuar asnjehere karakterin ciklik te zhvillimit te ekonomise kapitaliste shkenca dhe politika ekonomike gjate shume viteve ishte marre me shume probleme te tjera te zhvillimit ekonomik dhe me pak me krizat ekonomike te cilat deri ne shperthimet e viteve te fundit konsideroheshin te vogla e lehtesisht te perballueshme. N"