ISBN-13: 9781500592622 / Albański / Miękka / 2014 / 166 str.
Softueri mund te zgjidhe pothuajse cdo problem. Qellimi eshte te dish se cili eshte problemi qe shtrohet per zgjidhje. Me rreth gjysmen e te gjitha gabimeve softuerike te cilat e kane origjinen ne aktivitetet e nxjerrjes se kerkesave, eshte e qarte se kemi nevoje per nje kuptim me te mire te problemit. Te nxjerresh kerkesat sakte dhe drejt eshte thelbesore ne qofte se duam te ndertojme sisteme qe plotesojne me mire nevojat tona. Ky liber ofron nje reference praktike per konceptet moderne te menaxhimit te projekteve qe kerkohen nga organizatat nderkombetare te zhvillimit te sistemev informatike. Autori ve theksin shume ne aspektin njerezor te cdo projekti, i cili eshte gjithashtu i rendesishem duke pasur parasysh se gjithmone mbivleresohen aspektet teknike ose teknologjike ne kurriz te anes njerezore, dhe ky eshte nje tjeter burim kryesor i deshtimeve te projekteve. Autori pershkruan teknika praktike, efektive dhe te testuara ne terren per menaxhimin e procesit te nxjerrjes dhe administrimit te kerkesave te projektit."