ISBN-13: 9789928082671 / Albański / Miękka / 2016 / 306 str.
Ne parathenien e librit, autorja Diana Gellci, shkruan: Askush nuk i kthen dot pas ditet dhe vitet qe jetuam ne Erseke. Asgje nuk i ben dot ato me te mira, sikurse nuk i zhben dot gabimet. Duket sikur gjithcka do te mbetet sic e jetuam ne sa e sa vite qe kaluam se bashku ne ate skaj juglindor midis kaltersise e aromes se pishave apo eres se akullt e debores. S'na ka mbetur shume per te bere ne lidhje me ate kohe, pervecse te hapim portat e kujteses e te ndihemi aty serish - per mire apo keq - bashke me njeri-tjetrin, familjet apo femijet tane. Gjithcka qe filloi si nje bashkebisedim vullnetar nen titullin "Erseka, me kujtohet" ne Facebook, zgjati vetem rreth nje muaj (dhjetor 2014 - janar 2015) dhe u karakterizua nga nje intensitet i larte postimesh online prej bashkeqytetareve tane nga shume vende te botes, perfshire Shqiperine, Ameriken, Kanadane, Angline, Gjermanine, Greqine dhe Italine. Bashkepunimi, qe filloi me ftesat e drejtuara ne Facebook (besoj rreth 100), u shumefishua me nje shpejtesi te jashtezakonshme. Do te shtoja pa hezitim se postimet, me perjashtime krejt te rralla, u karakterizuan nga sinqeriteti e malli per jeten tone te perbashket ne ate qyteze te vogel nga siperfaqja, por te pamat nga hapesirat, ku shume prej nesh u ndjene krenare, pavaresisht, sic u theksua vazhdimisht, skamjes se pergjithshme dhe rregullave qe sot tingellojne, me se paku, te cuditshme. Duhet te shtoj, po ashtu, se gjithcka ne kete liber eshte ashtu sic u shkrua ne Facebook: redaktimet jane vetem te karakterit letrar. Disa grupime dhe rigrupime teksti ishin te detyrueshme per ta bere leximin me koherent dhe te kendshem. Autoret shfaqen me emrin e tyre te plote vetem nje here. Pas kesaj, ata perseriten vetem me emer. Nese ka autore me te njejtin emer, personit qe ka shkruar i dyti, per t'u dalluar, i eshte shtuar edhe shkronja e pare e mbiemrit. Nderkaq, falenderoj perzemersisht te gjithe ata qe jo vetem iu bashkuan kesaj nisme, por ma besuan mua perfundimin e saj; nuk jam ndier kurre me mire dhe me e nderuar. Nuk ndryshojme dot asgje nga koha qe iku. Jeta ne pllajen 1000 metra mbi nivelin e detit mbeti e veshtire, me dimra te gjate e te lodhshem, por ne mbijetuam. Jo vetem mbijetuam, por edhe kemi cfare te tregojme."