ISBN-13: 9781539346173 / Albański / Miękka / 2016 / 166 str.
Pergjat historise boterore dhe asaj njerezore kane lindur poete, shkrimtare nga dy gjinite. Ata e ato pa dyshim se kane shkruar ne zhanre te ndryshme, stile te ndryshme. Shkrimtaret e poetet kane pasur fate te ndryshme, kane lindur nga shtresa te ndryshme shoqerore dhe puna e tyre krijuese jo secilen here eshte akceptuar nga shoqerite. Kjo jo akceptance ka qene padyshim me burim nga interesa te ndryshme, politika te ndryshme. E si e atille ajo jo vetem e ka penguar punen e dikujt i cili, e cila punonte ne drejtim letrar, porse edhe i ka detyruar shpeshhere te iknin ne egzil, emigracion pa dashje. Sepse ata ose nuk do jene pajtuar me politken zhvilluese kohore, ose do jene shprehur direkt kunder asaj me pasojat kohore. E si te atille ata do jene shpallur si te demshem per shoqeri, te padeshirueshem ose se do kene lidhje me shejtanin. Si te atille shkrimtaret e poetet nese me gjygje e ndeshkime nuk do denoheshin, ose ndoshta me burgje e egzekutime, ata do jene detyruar ne shumicen e rasteve te i leshojne vendet e tyre.