ISBN-13: 9781540840103 / Albański / Miękka / 2016 / 182 str.
ALI PASHE TEPELENA NE ROMANET ANGLEZE eshte studim i vecante komparativ letraro-shkencor ne fushen e letersise angleze. Fillimisht e shkruar si teze e magjistratures dhe e mbrojtur me 1981, tani, pas 35 vjeteve, i ofrohet lexuesve, duke e pasqyruar nga cdo kend figuren madheshtore te Ali Pashe Tepelenes, jeten dhe veprat e tij. Romanet historike te Stoyan Christowe dhe William Plomer si dhe burimet tjera te shfrytezuara dhe konsultuara per hartimin e ketij studimi monografik, permes analizave kritike dhe krahasimeve te mprehta, nxjerrin ne drite dy anet komplekse te personazhit: Aliun burre shteti dhe Aliun njeri; Aliun e jashtem dhe Aliun e brendshem, Aliun mizor dhe Aliun subtil, Aliun e pergenjeshtruar dhe Aliun e vertete. Inteligjenca e tij brilante, dhuntia natyrore per te sunduar dhe drejtuar Pashallekun e Janines dhe me gjere, njohurite ne thelb te puneve qeverisese, administrative, diplomatike, ushtarake, juridike dhe ekonomike, e benin nje sundimtar te shquar dhe me vizion te qarte, te cilit ia kishte friken edhe vet sulltani. Sundimi i tij autonom ne trojet jugore te Shqiperise, ne nje cep te larget te posedimeve osmane ne Evrope, nxiten imagjinaten perrallore ne Evropen Perendimore. I vizituar nga shume evropiane, perfaqesues diplomatike, shkrimtare, artiste, mjeke, udhetare rasti etj., Ali Pashe Tepelena, sikurse edhe Napoleon Bonaparta, u be inspirim i pashtershem dhe objekt i trajtimit te gjithanshem jo vetem ne shkresat e diplomateve, por edhe ne shtypin e kohes, ne memoare, ne historiografi dhe publicistike, ku jo gjithmone pasqyrohej objektivisht personaliteti i tij, punet shteterore, jeta private dhe intime, botekuptimet e tij filozofike, shpirti i tij romantik, ndjeshmeria e tij ndaj te bukures se jetes dhe persosmerise njerezore, si dhe botekuptimet e tij mbi religjionin, perfshire ketu edhe bestytnite. Autoret angleze nuk e perceptuan qarte vizionin, synimin dhe luften e Ali Pashes per unifikimin e krahinave shqiptare nen sundimin e Pashallekut te Janines. Ky objektiv lidhej shume me lufterat e Napoleonit ne Evrope dhe impaktin e ketyre lufterave ne zgjimin kombetar te shume popujve evropiane, me kete edhe popujve ballkanike qe ishin nen sundimin disa shekullor osman. Andaj, konsiderohet se Ali Pashe Tepelena ishte nder artikuluesit me te hershem te idese se unifikimit kombetar ne Ballkan, dhe vetem mungesa e nje aleance te mirefillte me pashallaret tjere krahinor te Shqiperise, e pamundesoi unifikimin e Shqiperise, si shtet i pare nacional ne Ballkan."
Zawartość książki może nie spełniać oczekiwań – reklamacje nie obejmują treści, która mogła nie być redakcyjnie ani merytorycznie opracowana.